Kirchgasse 14
8001 Zürich
Në kursin «Të jetosh në Cyrih» do të mësosh gjëra të rëndësishme për tema sociale, ligjore dhe kulturore. Së bashku do të diskutoni për çështjet e përditshme dhe do të krijoni kontakte të reja.
Njohuri mbi rutinën e kursit (titra të disponueshëm në 13 gjuhë)
Gjuhët e kursit
Fatkeqësisht, kursi nuk është i disponueshëm në shqip. Gjuhët që ofrohen aktualisht janë: gjermanisht, anglisht, spanjisht, portugalisht, kinezisht, rusisht, japonisht, tajlandisht, arabisht, tigrinja.
Gjuhë të tjera sipas kërkesës.
Fillimi i kursit
Fillimi i marsit dhe fillimi i shtatorit
Kohëzgjatja e kursit
Përafërsisht 15 module, çdo të mërkurë në mëngjes nga ora 8:45 deri në 11:15, duke përjashtuar pushimet shkollore.
Programi i Kursit
- Hyrje, kultura mikpritëse, orientimi ne qytet Cyrih
- «Tipike e Zvicrës»? Nga Zvicra me katër gjuhë në atë me shumë gjuhë. Reflektimi për mbërritjen në Zvicër.
- Zvicëra: Hyrje në gjeografin, historin dhe politiken e zvicrës
- Kantoni dhe qyteti i Cyrihut: Shifra dhe fakte, politika ,ligji dhe administrata
- Vizitë ne një mbledhje të këshillit në qënder të bashkësis
- Shkolla dhe sistemi arsimor në kantonin e Cyrihut 1: Nga fëmijët e vegjël deri në shkollën fillore
- Shkolla dhe sistemi arsimor në kantonin e Cyrihut 2: Klasat e larta, zanati, shkolla e mesme dhe universitetet
- Mbeturinat dhe riciklimi: Vizitë të shkatërimi i mbeturinave në Hagenholz
- Arsimi vazhduës dhe puna në Zvicër
- Koha e lirë dhe puna vullnetare në Cyrih: Vizitë në një qendër të bashkësis (Gemeinschaftszentrum)
- Sigurimet sociale në Zvicër
- Financat
- Banimi,lagjja dhe jeta ne lagje
- Shëndeti dhe sigurimet shëndetësor në Zvicër
- Një shëtitje historike në qytetin e vjetër të Cyrihut: Cilat ishin gratë e rëndësishme në historinë e Cyrihut?
- Vlërsimi i kursit, përfundimi i kursit
Ndryshimet në program janë të mundshme.
Kostot
- CHF 60.– për pjesëmarrësit me vendbanim në qytetin e Cyrihut (CHF 30.– për kujdesin për fëmijë)
- CHF 20.– për pjesëmarrësit me vendbanim në qytetin e Cyrihut me Kulturlegi (CHF 10.– për kujdesin për fëmijë)
- CHF 320.– për ato më vendbanim jashtë qytetit Cyrih (CHF 90.– për kujdesin për fëmijë)
RREZIK:
Kursi zhvillohet në dy vende të ndryshme, varësisht nga gjuha e kursit.
Kursi fillon më 3 shtator 2025
- Zurich-Oerlikon: Tramstrasse 10, 8050 Cyrih (lokacionet e shkollës ECAP) Gjermanisht, Anglisht, Arabisht, Tigrinia, Kinezisht, Portugalisht
- Qendra e Qytetit: Kirchgasse 14, 8001 Zurich (Shtëpia e Debatit të Karlit të Madh) Anglisht, Spanjisht, Rusisht, Japonisht, Tailandisht
Kujdesi për fëmijët
Çerdhja ditore ndodhet në Cyrih-Oerlikon në Welchogasse 6 (ndalesa: Sternen Oerlikon). Nuk ka kujdes për fëmijë në Qendrën e Qytetit.