Global Navigation

Këshilla për kursin e gjuhës gjermane

Oferta e kurseve gjermane në Cyrih është e madhe. Ka kurse intensive, kurse në mbrëmje, kurse bisedash, seminare shkrimi, kurse të subvencionuara, kurse me kujdesin për fëmijët, zbritje me KulturLegi dhe shumë më tepër.

Ne ju mbështesim në gjetjen e kursit të gjuhës gjermane të duhur. Ejani tek tryza mikëpritëse në administratën e qytetit (Stadthaus) për një konsultë personale të kursit gjerman. Këshillat për gjetjen e kursit gjerman janë falas dhe nuk keni nevojë për njoftim paraprak.

Orët e hapjes:
E hënë- e enjte: ora 14-18 

Adresa:
Administrata e qytetit (Stadthaus)
Stadthausquai 17
Kati përdhes, dhoma 18
8001 Zürich

Disponueshmëria përmes telefonit,e-mail dhe formularit të kontaktit

Ju gjithashtu mund të na drejtoni pyetjet tuaja duke përdorur formularin e kontaktit më poshtë:

Weitere Informationen

Kontakt