Global Navigation

Re në Cyrih

CYRIHU PËR JU

BROSHURË INFORMATIVE E QYTETIT TË CYRIHUT PËR BANORËT E RI

Mirë se vini në Cyrih!

Ne jemi të lumtur që ju po vendoseni në qytetin tonë. Për lehtësimin e vendosjes tuaj në Cyrih, ne i kemi përmbledhur për ju disa informacione të rëndësishme si dhe shërbimet e qytetit..

  • Në kapitullin portreti i qytetit ju prezantojmë qytetin..Ju merrni informacione mbi Cyrihun si dhe një shikim në historinë dhe politikën e qytetit.

  • Në kapitullin informacione të dobishme ju gjeni adresa të rëndësishme, rreth jetës së përditshme në Cyrih si dhe link-e të vazhdushme për faqë të internetit kryesisht në gjermanisht  ose (nëse në dispozicion) për informacione në gjuhën shqipe.

Vendbanimi i juaj i ri Cyrihu, ju ofron një mjedis ideal për një cilësi të lartë të jetës. Vendndodhja pranë liqenit, popullsia e hapur ndaj botës dhe dinamika ekonomike, mund të bëjnë Cyrihun edhe për ju një qytet në të cilin mund të ndjeheni shpejt si në shtëpi, të cilën e gëzoni dhe për të cilin ndoshta keni dëshirë të angazhoheni.

Lenë ky publikim një pyetje të papërgjigjur ose doni ju një bisedë personale të informimit? Atëherë vizitoni tryezën mikëpritëse (Welcome Desk) në ndërtesën e administratës së qytetit (Stadthaus). Ajo është e hapurë nga e hëna deri të enjten nga ora 14 deri në orën 18, shërbimet e saj janë falas.

 

Welcome Desk

Welcome Desk-u i ofron gjithë popullatës së qytetit Cyrih informacione dhe këshilla falas dhe pa regjistrim paraprak. Ai është i specializuar për pyetjet e banorve të ri nga bota e jashtme dhe për tematiken e emigrimit dhe integrimit. 

E hënë der të enjeten, ora 14-18, në administratën e qytetit (Stadthaus).

Të reja në Cyrih? Vizitoni ceremoni tonë të mirëpritur

Në emër të qytetit të Cyrihut ju përshëndesim përzemërsisht në vendbanimin tuaj të ri.

Data 2018
30.1. / 19.3. / 15.5. / 26.6. / 29.8. / 1.10. / 27.11.

Data 2019
29.1. / 26.3. / 12.5. / 25.6. / 1.9. / 21.10. / 1.12.

Programi
19:00 Pritja dhe informacioni në Pallatin e Qytetit (Stadthaus),
19:20 Shëtitje nëpër Cyrih, të ndarë në grupe sipas gjuhëve
20:30 Një aperitiv i përbashkët në Pallatin e Qytetit
Lokacioni
Në administratën e qytetit (Stadthaus), Stadthausquai 17, 8001 Cyrih
 

Weitere Informationen

Kontakt