Global Navigation

Ekzistojmë për ju: Këshillmorja për nëna dhe baballarë

Fëmija juaj zhvillohet tani në vitet e para të jetës në një personalitet të pavarur. Kjo jep kënaqësi të veçantë- dhe shpesh herë imponon edhe pyetje tjera.

Mos i mbani në vete këto pyetje! Ne iu përkrahim dhe shoqërojmë në detyrën tuaj si prindër të foshnjave dhe të fëmijëve të vogël deri në moshën 5 vjeçare.

Drejtohuni tek ne në lidhje me çështjet e:

  • Zhvillimit dhe edukimit të fëmijës
  • Në lidhje me ushqimin dhe kujdesen
  • Për situata ngarkuese dhe si të ballafaqoheni me atë

Ne gjithashtu iu ofrojmë informacione për:

  • Vende takimesh dhe mundësi të largimit
  • Kujdesie fëmijësh
  • Kurse dhe oferta për këshillime
  • Adresa kontakti për shërbime tjera profesionale dhe këshilluese.

Këshillimi për ju është falas. Këshillueset punojnë nën obligimin e konfidencës maksimale.

Ne ofrojmë këshillime në një numër të madh të këshillimoreve, përmes telefonit ose me caktim të terminit në Qendrën Sociale. Gjithashtu mund të vijmë dhe tek ju në shtëpi, nëse është e nevojshme.

Weitere Informationen